Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rama ‘shkarkon’ Yuri Kim/ Gazetari: Mesazhi ishte i qartë për KLP-në

Rama ‘shkarkon’ Yuri Kim/ Gazetari: Mesazhi ishte i qartë për KLP-në

20:45, 08/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vendosi të ‘shkarkojë’ sot ambasadoren amerikane, Yuri Kim, madje edhe të përcjellë edhe emrin e ri që do e zëvendësojë. Ministria e Jashtme bëri një postim të paprecedent sot, duke shpallur se kanë nisur procedurat për largimin e Yuri Kim.

Lajmi bëri shumë bujë dhe është një nga çështjet më të debatuara online.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se kjo i ngjan rastit të dosjes së spiunit I.M.

“Një javë para zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, Ministria e Jashtme lëshoi një twitter, ku thotë se ka filluar procedura e zëvendësimit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Twitteri sipas ministrisë, është lëshuar pas interesimit të madh të gazetarëve për këtë çështje.

Fiks si ai interesi i qytetarit anonim për dosjen e spiunit I.M. Kanë filluar t’i bëjnë gjërat trashë tani. Se zakonisht në kësi rastesh, Fuga porosit ndonjë gazetar të pavarur, që e bën si pyetje me ndonjë konference. Por nejse.

Mesazhi është i qartë. Qeveria po i thotë KLP-së që ambasadorja e SHBA-se po ikën, kurse ne jemi këtu. Ndaj me mend në kokë kur të zgjidhni kreun e ri të SPAK.

Unë të jem si ambasada amerikane, tani lëshoj një twitter kështu:

Pas interesimit të madh të gazetarëve, konfirmojmë se qeveria e SHBA-ve mbështet fuqishëm popullin shqiptar në luftën e tij për çlirimin nga qeverisja e korruptuar dhe një prej regjimeve më kleptokratike të planetit. SHBA-të qëndrojnë pranë popullit shqiptar në këtë betejë kyçe për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco