Qeveria tha se po largojnë Kim, Strazimiri: Edhe shteti më jo serioz s'do kishte dhënë këtë përgjigje...

Qeveria tha se po largojnë Kim, Strazimiri: Edhe shteti më jo serioz s'do kishte dhënë këtë përgjigje...

20:34, 08/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri, ka reaguar në rrjete sociale pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri sot një njoftim duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat për largimin e diplomates amerikane, Yuri Kim.

Gent Strazimiri shprehet se qeveria është joserioze me deklaratat e saj ndërsa shton se banda nuk pyet për seriozitetin.

Sipas tij, edhe qeveria më jo serioze në botë do t'i thoshte mediave se "ambasadorin e Shteteve të Bashkuara nuk e emëron e as e shkarkon Ministria e Jashtme e Shqipërisë".

Statusi i Strazimirit
"Trusti i lakrorit", "Arturo Ui" dhe "magazja" diplomatike

Këto "mediat" që na e paskan bezdisur "Ministrinë e Jashtme" për këtë informacionin, si dhe paskan nisur dhe "spekulimet" përkatëse që u dashëshin "shmangur", si përgjigje mund edhe të kishin marrë të vërtetën e thjeshtë që e dinë të gjithë...

Atë që "ambasadorin e Shteteve të Bashkuara nuk e emëron e as e shkarkon Ministria e Jashtme e Shqipërisë"...

Këtë përgjigje do kishte dhënë çdo qeveri qoftë edhe e shtetit më joserioz në planet!

Por banda nuk pyet për seriozitet!

Banda e "trustit të lakrorit" kërkon të tregojë se është fuqizuar aq shumë, saqë cakton dhe shkarkon edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Nën thundrën e bandës së Arturo Ui, "tregëtari Huk" mund të jetë kushdo... edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës... edhe atij "ia djegin magazen"... po të duan...

Ky është një lajm i trishtë, i shëmtuar, por nuk është as ky një lajm i keq!

Thjesht tregon se banda duhet shporrur me çdo mjet të mundshëm, pa dilema!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco