Edita Tahiri: Goditja ndaj Berishës, goditje antikombëtare - kishin për qëllim skenarë të rrezikshëm

Edita Tahiri: Goditja ndaj Berishës, goditje antikombëtare - kishin për qëllim skenarë të rrezikshëm

21:59, 07/12/2022
A+ Aa A-

Goditjen ndaj Sali Berishës gjatë protestës së djeshme të opozitës, nga një militant i kryeministrit Edi Rama, e ka komentuar edhe Edita Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook, ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë tha se goditja e tillë është antidemokratike dhe antikombëtare. 

Sipas saj, ky sulm kishte për synim skenarë të rrezikshëm gjë të cilën Berisha me madhështinë e vetëpërmbajtjes dhe protestuesit e shmangën. Ajo shton më tej se liria është më e madhe se ndaluesi i lirisë dhe prej ditës së djeshme orteku i ndryshimeve në Shqipëri nuk mund të ndalet. 

“Kjo ngjarje shfaqi mjerimin dhe friken e madhe te atyre qe iu pengoi kjo proteste masovike thellesisht paqesore dhe demokratike. Por shfaqi edhe madheshtine e vetepermbajtjes te liderit Berisha dhe gjithe protestuesve, duke shmangur skenaret e rrezikshme të cilat kishte synuar ky sulm. Liria eshte me madhe se ndaluesi i lirise, prej dje orteku i ndryshimeve nuk mund te ndalet, do te nxjerre anash rrugeve te mjeret, demtuesit dhe rrenuesit e ardhmerise se Shqiperise dhe endrres se shqiptareve”, tha ndër tjera, Edita Tahiri.

Statusi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco