Kandidati i PD në Kavajë, Qosja: Goditja e Berishës, goditje për çdo demokrat dhe qytetar të lirë

Kandidati i PD në Kavajë, Qosja: Goditja e Berishës, goditje për çdo demokrat dhe qytetar të lirë

21:41, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar pas ngjarjes së djeshme, kur lideri i opozitës, Sali Berisha u godit nga një militant i Edi Ramës. 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se dhuna ndaj Berishës është goditje për çdo demokrat, opozitar dhe qytetar të lirë të vendit. 

Qosja thekson se opozita nuk do të ndalet përballë askujt që kërkon të asgjësojë zërin e qytetarëve. 

Postimi
Ngjarja e djeshme ndaj liderit të opozitës Prof.Dr Sali Berisha, ishte padyshim më e rënda e 32 viteve demokraci. Ai akt i rëndë është padiskutim pjellë e frymës dhe gjuhës linçuese e urryese të Edi Ramës ndaj kundërshtarit të tij politik. Dje, nuk u godit Sali Berisha, dje u godit çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo qytetar i lirë i këtij vendi që vendos të protestojë duke mos rënë dakort me ktë qeveri të korruptuar e kryekëput të lidhur me bandat. Ne nuk do ndalemi përballë askujt që kërkon të asgjesojë zërin e qytetarëve kundër padrejtësive të këtij pushteti! Në këmbë [✌🏻]

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco