Nga Admir Sinamati
Sulmi fizik ndaj Doktor Sali Berishës është tregues i qartë i frikës, mllefit dhe inatit ndaj opozitës reale nga Edi Rama.
Denoncimi i hapur nga Doktor Berisha me fakte shteruese i korrupsionit qeveritar, i krimit të lidhur me pushtetin, i mafias që dikton dhe kontrollon qeverisjen si dhe shkëputja e opozitës nga pengmarrja ishin arsyet e përdorimit të kamikazit politiko-policor për të cënuar dhe dëmtuar fizikisht liderin e demokracisë dhe fjalës së lirë.
Vetëm një mendje e sëmurë skizoide si ajo e Edi Ramës mendon se vetëm dhuna është zgjidhja.
Me aktin e djeshëm Shqipëria e mësoi kush është Europa shqiptare; e majta e formës, mashtrimit, dhunës apo e djathta e përmbajtjes, vlerave europeiste dhe demokracisë.
Nga dje shqiptarët kanë mësuar se demokracia dhe vlerat perëndimore janë në rrezik.
Dje u provua qartë se Doktor Berisha është kalorës i mendimit dhe arsyes politiko-patriotike!
Hematoma në fytyrën e Doktorit është jo vetëm njolla e fundit e turpit në surratin e qeverisë sorroiste Rama-Veliaj, jo vetëm kambanë alarmi për opozitën në tërësi, por edhe ngadhënjim dhe detyrim i çdo qytetari të ndershëm shqiptar për të luftuar për liri-demokraci!
Dje kryeministrat europianë u ndjenë të tradhëtuar dhe turpëruar nga qëndrimi mysafir disaorësh tek Edi Rama në Tiranë.
Â
© SYRI.net