Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Dhuna ndaj kreut të PD, Gjokutaj: Atentat ndaj Berishës! Vërtetimi i agresorit, shpikje e PS-së!

19:58, 07/12/2022
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv dhunën ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha në protestë një ditë më parë.

Genc Gjokutaj tha se ngjarja, koha në të cilët u zhvillua dhe qëllimi me të cilin u organizua, i ka të gjitha parametrat e një atentati politik.

Avokati Genc Gjokutaj renditi tre elementë të cilët tregojnë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar ndaj kryedemokratit Berisha.

"Ngjarja e djeshme, po ta shikosh në mënyrë objektive, në kushtet e një përplasje të mazhorancës e opozitës dhe një qëndrimi tejet të ashpër të mazhorancës dhe opozitës, ka një shpjegim, logjikë. Ka një parathënie të saj para kësaj proteste.

Këtu janë tre elementë, kemi të bëjmë me perceptimin popullor, ndërkombëtar dhe trajtimin ligjor, çështje më vete. Nga perceptimi popullor kjo është tronditëse, goditja e kryeopozitarit, një kryetari opozite që ka 30 vite në politikë, ka qenë për kurrikulën e tij kryetari i parë i opozitës shqiptare që goditet në një manifestim, protestë krejt paqësore.

Perceptimi ndërkombëtar, kam lexuar disa, edhe BILD që shkon më tutje që thotë sulm ndaj shefit të opozitës gjatë vizitës së Scholz që e cilëson Shqipërinë vend të korruptuar dhe të drogës.

Tek trajtimi ligjor i saj, patëm një letër bakalli të gatuar në kuzhinën politike të Partisë Socialiste, tipike për pazëllin e stilit komunist.

Shpikje e paramenduar që kur të ndodhë ngjarja ta kenë letrën të gatshme për t’i thënë opinionit publik që kemi të bëjmë me nje delikuent që s’është koshient për veprimet që kryen."-tha Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Frroku sht bashkpuntor07/12/2022 22:38

Sulmi ishte i planifikuar që më parë dhe kanë pasur dijeni edhe pseudo analistë që dalin nëpër ekrane apo gazeta. Mjafton kujtoni çfarë ka thënë Frrok Çupi (ish spiuni Llulla i diktaturës dhe agent spiun i sistemit tani): https://sot.com.al/politike/trondit-frrok-upi-ne-protesten-e-6-dhjetorit-do-derdhet-gjak-berisha-es-i551586 Plani ka qënë të goditej fort Berisha e të bëhej për spital, mos të mbante fjalim për protestë, dhe të precipitonte situata, ndoshta besonin që agresori do vritej nga besnikët dhe mbështetësit e Berishës. Provokimi dhe agresioni ishte pregatitur që më parë, dhe pritej reagim tjetër. Kjo sepse nga agresioni i protestuesve në 21 janar në bulevard u vranë 4 veta. Pra, prisnin t'ja fusnin për të dytën herë Saliut, pandehnin se ishte thjesht një malok kokëtrashë. Por, sido që të jesh, fati përherë luan rolin kryesor, dhe sigurisht njeriu duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës. Komunistët janë njerëz të intrigave, të provokimeve, të zënë pritë e të fusin në kurth. Prandaj një regjim si ky nuk rrëzohez me protesta 2orëshe teatrale në bulevard. Mbushe sa të duash sheshin a bulevardin nuk ka rëndësi. Po ike, mbarove, je i dobët. Duhet qëndresë. Protesta të pandalshme të fuqishme. I bëni dot? Nëse jo, Rama do ju shtypë e do t'ju poshtërojë e godasë përherë e më fortë derisa t'ju shohë barkas të dorëzoheni, ose jashtë shtetit të shpopulloheni.

Shto koment

Denonco