Sulmi ndaj Berishës, reagon LDK: E papranueshme dhuna ndaj kreut të opozitës

Sulmi ndaj Berishës, reagon LDK: E papranueshme dhuna ndaj kreut të opozitës

19:45, 07/12/2022
A+ Aa A-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar me forcë sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe opozitës në Tiranë, Sali Berisha.

Me anë të nënkryetarit Lutfi Haziri, LDK e dënon sulmon dhe e cilëson si të papranueshme dhunën ndaj Sali Berishës, që e cilëson si udhëheqësin e ndryshimeve të mëdha në Shqipëri dhe lider i opozitës së sotme.

‘Në një ditë të mirë për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Shqipërinë e shqiptarët, kur zbritën në Tiranë udhëheqësit më të lartë europian e kur po bisedohej për Ballkanin e Europianizuar përmes shembullit të Tiranës, ndodhi ajo që nuk duhej.

Në emër të LDK-së e dënoj si të papranueshme dhunën ndaj prof. dr. Sali Berishës, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri e liderit të opozitës së sotme.

Kontributi i Berishës për demokracinë dhe ndërtimin e Shqipërisë është historik. Lutem që një akt i tillë i shëmtuar të mos përsëritet kurrë në trojet tona!’, shkruan Lutfi Haziri në faqen e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco