Vasili thirrje Ramës të ndalojë punimet për Aeroportin e Vlorës: Vandal shkatërrues i çdo vlere natyrore

Vasili thirrje Ramës të ndalojë punimet për Aeroportin e Vlorës: Vandal shkatërrues i çdo vlere natyrore

19:21, 07/12/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë punimet në aeroportin e Vlorës duke i kujtuar thirrjen e bërë nga Komiteti i Konventës së Bernës.

Ai shkruan se Shqipëria e ka nënshkruar këtë konventë që prej vitit 1995 dhe ajo është vënë në zbatim katër vite më vonë. Vasili thekson se është koha për t’i thënë ndal njëherë e mirë këtij kryeministri që sipas tij është i etur për shkatërrim.

“Konventa e Bernës është e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Europiane”, thekson ai.

Statusi i Petrit Vasilit
Edi Rama, o monster antiligj, ndalo punimet ne Aeroportin e Vlores, po shkel çdo Konventë e ligj!

⬛️  Komitet i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës!!

⬛️  Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2 dhjetor:

🟥“Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

🟥Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane.

🟥Konventa e Bernes është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. 

🟥Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Edi Rama si vandal shkaterrues i çdo vlere natyrore, historike dhe kulturore nuk ndalet perpara çdo masakre.

Eshte koha per ti thene ndal nje here e mire ketij te kryeministri te etur per shkaterrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco