VIDEO-SYRI TV/ Rama bëhet sërish avokati i Serbisë: Jugosllavia më e mirë se BE-ja

19:08, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një ditë pas, samitit të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbaj në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar  Bashkimin Europian, duke kërkuar  më shumë financime. Rama mori në mbrojtje Serbinë, duke thënë madje se Jugosllavia e dikurshme, ka qenë më mirë se BE, në disa aspekte.

Nga SYRI TV

Një ditë pasi Tirana mirëpriti,samitin mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e mikpritësit të ëmbël dhe rinisi me kritikat ndaj Unionit.

Gjatë një  forumi në Bruksel, Kryeministri ka bërë avokatin e Serbisë në rajon, madhe duke thënë se Ish-Jugosllavia, në disa aspekte ishte më mirë se Bashkimi Europian.

‘Për ne, Jugosllavia, ku jetonin këta djemtë këtu, ishte një planet i lirisë, ishte Bashkimi Europian, më mirë se Bashkimi Europian në disa mënyra, ma ha mendja, përveç vëllezërve dhe motrave tona kosovare. Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë sepse kishim Stalinin deri në 1990, kështu që e hoqëm qafe më parë, dhe tani po hyn nga dera e pasme. Kjo është arsyeja përse duhet që rajoni të mbahet bashkë dhe BE-ja të rrrijë bashkë me rajonin, sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus që janë shumë aktive, të kombinuara. Edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por kur vjen puna për të mbajtur të njëjtën linjë, në Kombet e Bashkuara, ne dënimin e agresionit dhe të gjitha këto është mirëfilli pjesë’, tha Rama në fjalën e tij.

Kryeministri Rama, u shpreh i pakënaqur me fondet që Bashkimi Europian ka dhënë për vendet e Ballkanit perëndimor, duke kërkuar më shumë financime. 

‘Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga BE. Të gjithë ne. Por nuk është kaq gjë e shkëlqyer, kur 85 milionë euro janë marrë nga IPA. IPA janë për projektet tona. Duhet të na japin më shumë fonde, më shumë mbështetje. Kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushin kërkesat për të qenë të denjë, atëherë dhe mund të vijojë korrupsionin për të kërkuar më shumë’, - kërkoi Rama nga BE-ja.

Por ndërsa kërkon më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian, kur vjen puna për ti dhënë diçka mbrapsh unionit, Rama u shpreh se  Shqipëria i ka dhënë BE-së, buzëqeshje dhe diellin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco