Romir Saraçi: Gert Shehu në gusht rrezikonte 10 vite burg, Policia i mbylli dosjen...

18:31, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi u shpreh në Task Force me Sonila Meçon se Gert Shehu, agresori i liderit të opozitës, Sali Beirsha, në muajin gusht rrezikonte 10 vite burg. 

Saraçi shpjegon si është mbyllur dosja e 31-vjeçarit pa u dërguar në Prokurori apo Gjykatë, pavarësisht se vepra penale për të cilë ishte arrestuar, ishte ajo e plagosjes me dashje. 

"Ai është arrestuar në muajin gusht të këtij për plagosje me dashje. është shoqëruar nga policia. Vepra penale parashikon nga 3-10 vite burg. Nga policia kalon në Prokurori dhe nga Prokuroria në Gjykatë për masë sigurie. Dosja e këtij nuk na rezulton që të jetë referuar fare në Prokurori. Dosja penale e tij është mbyllur në Policinë e Shtetit. Ai është liruar direkt nga Policia. është roli i policisë, i OPGJ, që është mbuluar. Kjo sjellje e policisë, ky imunitet i Gert Shehut përballë policisë që është liruar brenda dy ditëve për një vepër penale të rëndë, provon deri diku dyshimet që ai mund të jetë kontigjent i policisë, bashkëpunëtor, i infiltruar, jo punonjës i drejtpërdrejtë i policisë. Ai është përsëritës në krim dhe kurrsesi nuk duhej të lirohej", tha ai.  

Gazetari shton gjithashtu se fakti që institucionet, bashkë me policinë reagojnë në mënyrë të koordinuar për agresorin, ngre dyshime se skenari ka qenë i përgatitur. 

"Vërtetimi mjekësor që e nxjerr të sëmurë mendor ka dalë nga drejtues policie në Tiranë. Në kohën që ndodhi ngjarja, edhe ne si media nisëm përpjekjet, pasi morëm vesh emrat, falë database të hackerave iranianë, çdo gazetar ka të dhëna, kemi dërguar grupin e xhirimit në adresën e saktë. Ka mbëritur grupi i Syrit njëkohësisht me patrullën e policisë. E ëma ishte në shtëpi, nuk ka mundësi ta ketë dërguar ajo kartelën në media. E ka marrë vesh kur lajmi është dhënë në media. Ajo letër ka qenë në arkivat e policisë. Policia thotë që na e kanë dorëzuar familjarët. Si mbulohet kjo? Menjëherë pasi ndodh identifikimi dhe përhapja, fillojnë disa media dhe portale, nxjerrin dëshminë kur ai nuk kishte folur. Dhe dëshmia lidhte ngjarjen me figurën e zotit Berisha, ndërkohë që ai nuk kishte folur, dihet se kujt i përkasin këto media. Të gjitha këto reagime, këto institucione, veprojnë në mënyrë të koordinuar", theksoi ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco