Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Shehaj: Sulmi ndaj Berishës, turp! Kam parë civilë që na fotografonin por zero mbrojtje nga policia

18:28, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv deklaroi se sulmi ndaj Sali Berishës ishte i papranueshëm ndërsa shtoi se turma nuk ka provokuar në asnjë moment.

Shehaj tha se agresori është shoqëruar nga disa persona drejt selisë për tu mbrojtur nga turma. Sipas Shehajt, mund të kishte ndodhur më e keqja por në fakt u menaxhua situata në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Erzeni dhe Learti kanë ngrënë mjaftueshëm goditje nga protestuesit që tentonin të godisnin agresorin. Ai djalë është marrë me ambulancë. Berisha pati një moment që foli pa nisur, pas goditjes, foli sepse njerëzit patën stepje të madhe.

Protesta vazhdoi në mënyrë paqësore. Ishte një protestë që ishte njoftuar policia që ka detyrim ligjor të ruajë me masa maksimale.

Nga ETC deri te selia e PD kam numëruar 18 individë punonjës të policisë së shtetit, kishte opgj të krimit ekonomik që filmonin e fotografonin protestuesit.

Kjo polici nuk arriti dot të ruante mbarëvajtjen e asaj proteste dhe të bëhej një veprim që s’është bërë në 32 vite.

S'mbaj mend të jetë goditur ndonjë lider në protestë në atë farë feje. Berisha dhe kur ecën dhe kur lëviz, truprojat e tij mbajnë distancë se Berisha takon shumë njerëz."-tha Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco