SHBA: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, siguria duhet të jetë prioriteti më i lartë

SHBA: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, siguria duhet të jetë prioriteti më i lartë

11:25, 07/12/2022
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë".

"Kthimi nga dhuna dhe frikësimi, përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimi i jetëve nuk janë kurrë metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë", shkroi Hovenier në Twitter.

Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Hovenier tha se SHBA-ja i dënon këto akte dhe u bëri thirrje të gjithë të përfshirëve për përmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco