Sot, flamuri amerikan në gjysmë shtizë, në përkujtim të Pearl Harbor, 1941

Sot, flamuri amerikan në gjysmë shtizë, në përkujtim të Pearl Harbor, 1941

10:11, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ambasada amerikane njoftoi se sot, flamuri amerikan është ulur në gjysmë shtizë në ambasadën e SHBA në nder të sulmit të vitit 1941 mbi Pearl Harbor.

"Çdo vit më 7 dhjetor, Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën Kombëtare të Kujtesës së Pearl Harbor. "Kjo ditë shërben për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që humbën jetët gjatë sulmit mbi Pearl Harbor në 7 dhjetor 1941, 81 vite më parë.

"Më shumë se 2400 amerikanë humbën jetën dhe 1000 të tjerë u lënduan. "Në përkujtim të tyre, është tashmë traditë valëvitja e flamurit të Shteteve të Bashkuara në gjysmë shtizë deri në perëndim të diellit në nder të patriotëve që humbën jetën gjatë sulmit", përfundon njoftimi.

Image

 

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco