Media që raporton për BE: Tensione politike në Shqipëri! Lideri i opozitës, Sali Berisha goditet me grusht!

Media që raporton për BE: Tensione politike në Shqipëri! Lideri i opozitës, Sali Berisha goditet me grusht!

23:10, 06/12/2022
A+ Aa A-

Media që raporton mbi çështjet politike të Bashkimit Europian, Politico.eu i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme protestës së opozitës në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe ngjarjen e rëndë të goditjes me grusht të kryetarit të PD, Sali Berisha. 

Politico.eu raporton se lideri i opozitës, ish-kryeministër dhe ish-president u dhunua në protestë nga një 31-vjeçar që u ndalua nga policia. 

"Në shenjë tensionesh politike brenda vendit, në qendër të Tiranës u zhvillua një protestë anti-qeveritare pranë vendit ku po mblidheshin liderët. Grumbullimi nën valëvitjen e flamujve të BE-së të vendosura për samitin u shndërrua në dhunë kur Sali Berisha, lideri i opozitës dhe ish-presidenti dhe kryeministri, u godit me grusht. Një i dyshuar 31-vjeçar është shoqëruar nga policia", shkruan Politico.eu, teksa pasqyron edhe Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. 

Image

Ngjarja e rëndë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës, ku Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një person i identifikuar si agjent i policisë kriminale, Gerti Shehu, mori vëmendjen e mediave kryesore të planetit. 

Nga Europa në SHBA dhe më gjerë, mediat kanë raportuar atentatin ndaj liderit të opozitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco