Ish-deputeti italian: Politika italiane është në krah të Berishës. Sulmi ngjarje e rëndë!

Ish-deputeti italian: Politika italiane është në krah të Berishës. Sulmi ngjarje e rëndë!

22:17, 06/12/2022
A+ Aa A-

Daniele Capezzone, ish-deputet i Forza Italia, tashmë gazetar në Mediaset dhe gazeta La Verita, ka reaguar për dhunën ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës ditën e martë në Tiranë.

Capezzone shkruan në Twitter se sulmi ndaj kreut të opozitës në Shqipëri është një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese ndërsa shton se politika italiane është pranë Berishës dhe opozitës demokratike në Shqipëri.

"Sulmi ndaj kreut të opozitës është një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese. Politika italiane është pranë Sali Berishës dhe opozitës demokratike në Shqipëri."-shkruan ish-deputeti i Forza Italia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco