Flamur Noka rrëfehet në ‘A Show’: Ja si ndodhi atentati i mirëorganizuar i Ramës ndaj Berishës

21:26, 06/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv komentoi dhunën ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha teksa protestonte. Flamur Noka tregoi përballë Adi Krastës të gjithë ngjarjen për sulmin ndaj liderit të opozitës, të cilin zgjodhi ta quajë një atentat të mirëorganizuar.

"Isha duke menaxhuar situatën në shesh për të bërë gati ardhjen e liderëve të opozitës, Berishës e Metës. Me kolegët deputetë pas një vonese na erdhi lajmi për incidentin. Aty e morëm vesh rreth asaj që ndodhi.

Sulmi ndaj liderit të opozitës, sulm është gjuhë e butë por ai ishte një atentat. Sipas informacioneve tona ishte atentat i mirëorganizuar me një skenar të detajuar dhe me një qëllim të parapërcaktuar.

E para u gjet një individ, kontigjent, në fakt është informator i policisë. Do dalin faktet se pse është informator dhe i rekrutuar si i tillë. Shitës picash e droge, nga një familje aktivistësh të zjarrtë rilindas.

I arrestuar disa herë nga policia dhe i rekrutuar. Ishte porositur që ditën që Sali Berisha sipas Edi Ramës do i prishte festën e tij, edhe Rama do i prishte demokratëve protestën.

Qëllimi ishte që Sali Berisha sot të mos fliste, hakmarrje e pastër politike. Edi Rama mendonte të dëgjohej vetëm zëri i tij. Shqiptarët janë mashtruar e nënshtruar.

Të mos fliste askush në emër të atyre që refuzojnë regjimin. Rama donte të dëgjohej vetëm zëri i tij por ne deshëm t’i tregojmë liderëve europianë të vërtetën."-tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco