Britania e Madhe nuk fshihet pas një zëdhënësi anonim: Sulmi ndaj Berishës, sulm ndaj fjalës së lirë

Britania e Madhe nuk fshihet pas një zëdhënësi anonim: Sulmi ndaj Berishës, sulm ndaj fjalës së lirë

21:23, 06/12/2022
A+ Aa A-

Ambasada britanike në Tiranë, përmes një deklarate, ka dënuar goditjen e liderit të opozitës, Sali Berisha, gjatë protestës në Bulevard. 

Ndryshe nga ambasada amerikane që u fsheh pas një zëdhënësi anonim, përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar ka dalë me deklaratë zyrtare, duke u shprehur se sulmi ndaj Berishës është sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. 

"Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore", thekson ambasada britanike. 

Deklarata
Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës.

Image

Ngjarja e rëndë, ku lideri i opozitës u godit me grusht nga një person i identifikuar si agjent i policisë kriminale solli reagime të forta nga trupi diplomatik në Tiranë.

Delegacioni i Bashkimit Europian dhe prezenca e OSBE reaguan me deklarata zyrtare, ndërsa ambasada e SHBA u mjaftua duke shpërndarë një mesazh nga një zëdhënës anonim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco