Akil Kraja: Dhuna ndaj Berishës tregoi se jemi zhytur në diktaturë! Rama mbushi Tiranën me propagandë

21:09, 06/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se i vetmi akt që do shpëtonte Shqipërinë në sytë e Europës ishte protesta. Për sulmin ndaj Sali Berishës, Akil Kraja tha se Edi Rama ka bërë një akt anti-demokratik.

"Kërkohet një shtet i së drejtës ku korrupsioni dënohet, ku të korruptuarit shkojnë në burg dhe jo në parlament. Tirana ishte e mbushur me propagandë për të treguar një imazh të rremë ndaj miqve europianë.

Rama e njollosi, s'mund t'i rezistonte europianizmit të kësaj proteste, kërkesave të drejta për të dënuar Josifin, që është i lidhur me Olsi Ramën për aferën 2.2 mld euro me Bitcoin.

Demokraci është konkurrenca e pluralizmi. Po luftojmë për demokracinë. Opozita ishte më demokratike se ai."-tha Kraja.

Kraja tha më tej se skandali ka mbuluar skandalin ndërsa shtoi se ka pasur presion ndaj medias duke përmendur shembjen e Prestige Resort, të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

“S’ka ndodhur kurrë më parë që kryeopozitari në një protestë paqësore, që kërkon demokraci, kundër prishjes së Teatrit dhe projektit të Portit të Durrësit, erdhi dhuna e radhës. Mesazhi për shqiptarët është një, nëse godas mediat, opozitën e këdo që nuk mendon si unë, ja ku është shembulli. Kjo është diktatura.”-tha Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco