Euronews: Kreu i PD-së u sulmua kur po protestonte kundër korrupsionit të Ramës

Euronews: Kreu i PD-së u sulmua kur po protestonte kundër korrupsionit të Ramës

20:07, 06/12/2022
A+ Aa A-

Euronews.com ka shkruar mbi dhunën ndaj kreut të PD, Sali Berisha mesditën e së martës në protestë. Euronews shkruan se Berisha u dhunua teksa protestonte kundër korrupsionit të Edi Ramës dhe largimit masiv të tërinjve nga vendi.

Më poshtë artikulli i Euronews.com
Sali Berisha, një 78-vjeçar i cili drejton Partinë Demokratike, po drejtonte qindra protestues kur një burrë jashtë turmës doli dhe e goditi atë në fytyrë.

Sulmuesi u neutralizua nga shoqëruesit e Sali Berishës ndërsa dëshmitarët dhe të gjithë e panë Sali Berishën të gjakosur.

Policia tha në një deklaratë se i dyshuari 31-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim, kishte vuajtur nga çrregullime mendore dhe më parë është përballur me akuzat e trafikut të drogës.

Opozita po protestonte për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama, i cili fajësohet edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë ne vendet e Europës Perëndimore.

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në Tiranë për bisedime që synojnë dorcimin e partneritetit të tyre pasi lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të riformësojnë ekuilibrin gjeopolitik në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco