Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Revista më e madhe evropiane: Sulmi mbi liderin e opozitës, akuza se agresori është informator i policisë

Revista më e madhe evropiane: Sulmi mbi liderin e opozitës, akuza se agresori është informator i policisë

19:43, 06/12/2022
A+ Aa A-

Revista më e madhe në Gjermani dhe në Europë, Spiegel, raporton për sulmin ndaj kreut të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Spiegel i bën jehonë deklaratave të Berishës se agresori ishte informator i policisë kriminale.

“Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u sulmua në rrugën drejt një tubimi. Ai tha më vonë se agresori ishte një informator i policisë kriminale”, shkruan Spiegel.

“Berisha kishte thirrur përkrahësit e tij për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama pranë vendit ku po mbahej samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor".

Revista shkruan se Berisha u plagos lehtë nga sulmi, ndërsa truprojat e tij arritën të neutralizojnë agresorin.

“Në vitin 1992, 78-vjeçari Berisha u bë presidenti i parë që zgjidhej me vota të lira pas rënies së komunizmit. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ishte kryetar i Partisë konservatore Demokratike deri në vitin 2013.

Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhje nga socialistët e Ramës. Ai u kthye në drejtimin e partisë në maj të këtij viti pasi rrëzoi pasardhësin e tij dhe nxënësin politik, Lulzim Basha,” shkruan revista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco