'Berisha goditet nga protestuesit'/ Reuters korrigjon lajmin, artikulli dezinformues u dërgua nga njerëzit e Ramës

'Berisha goditet nga protestuesit'/ Reuters korrigjon lajmin, artikulli dezinformues u dërgua nga njerëzit e Ramës

19:27, 06/12/2022
A+ Aa A-

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters shpërndau sot një artikull dezinformues për atentatin që u regjistrua ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, gjatë protestës në Bulevard nga një person i identifikuar si agjent i policisë kriminale. 

Reuters publikoi një lajm me titull sikur lideri i opozitës ishte goditur nga një prej protestuesve, duke e shoqëruar bashkë me videon e këtij momenti. Që këtu nis tentativa për manipulimin e ngjarjes, duke e paraqitur të shtrembëruar.   

Image

Kuptohej qartë që gjithçka ishte nisur nga Tirana, me porosi të Endri Fugës dhe Edi Ramës me qëllim tjetërsimin e të vërtetës duke e shitur si përplasje brenda protestuesve. Kjo e bën pushtetin fajtor kryekëput dhe ideator të ngjarjes së rëndë. 

Pas disa minutash, Reuters korrigjon lajmin duke shkruar: "Lideri i opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë teksa po marshonte për të protestuar". 

Image

Është e kuptueshme që gjithçka ka qenë në funksion të manipulimit të ngjarjes, duke tentuar paraqitjen e një realiteti të rremë te lexuesit e huaj. 

Dhe ky provokim dihet se kujt do t'i shërbente, por organizatorët e protestës dhe mbështetësit e opozitës në shesh nuk ranë në kurthin e Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco