Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Sulmi ndaj Berishës, Noka: Skenar i pushtetit, këto janë tre qëllimet që kishin

Sulmi ndaj Berishës, Noka: Skenar i pushtetit, këto janë tre qëllimet që kishin

18:50, 06/12/2022
A+ Aa A-

‘Atentat politik dhe i pabesë’.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se sulmi ndodhi me urdhër nga Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu.

Noka theksoi se ky sulm kishte tre qëllime, për asnjërin nuk ja arriti.

Deklarata e plotë e Flamur Nokës:

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. 

E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:  

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë. 

dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane. 

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme. 

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin ‘Kurbani’, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunën e korrupsionit ka blere votat, me dhunën e papunësisë ka perzene shqiptaret nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërisë mban veten ne pushtet. Me dhunën fizike kërkon te hakmerret ndaj opozitës.

Llogarite i ka bere gabim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco