Dhuna ndaj Berishës, Hoxha: Agresori, jo rastësisht në protestë, kishte një mision...

18:45, 06/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti Arian Hoxha deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se personi që dhunoi Sali Berishën në protestë duket qartë që s'ka dalë rastësisht në shesh.

Hoxha tha se veprimet e sulmuesit tregojnë qartë se e ka llogaritur mirë çdo gjë pasi nuk është konfliktuar me asnjë person tjetër që ka tentuar ta ndalojë.

"U kamuflua me flamur, ka kryer veprime profesionale, të qeta, të instruktuara. Asnjë specialist i policisë që i shikon veprimet e tij nuk mund të përjashtojë inskenimin.

Ai shkon i qetë, i pozicionuar fiks, po ta shikoni nga krahu i liderit të PD-së, i ka lënë hapësirë vetes që të realizojë qëllimin, ka objektiv të qartë.

Me probleme psiqike nuk është pasi një person i tillë nuk i llogarit mirë veprimet e tij në këtë masë. Nuk u konfliktua me askënd."-tha Hoxha.

Sakaq, Hoxha tha se një tjetër pikëpyetje ngrihet mbi faktin e shpejtësisë së nxjerrjes së kartelës së supozuar të sulmuesit si njeri me probleme mendore.

“Po të kishte probleme mendore, duhet të ishte i regjistruar si i tillë. Duhet kaluar disa faza të gjendjes së tij psikike.”-tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj06/12/2022 19:03

Në një kuvend burrash, njëri pa folur i afrohet dhe godet burrin më të mençur. Ngrihen të gjithë dhe e bllokojnë personin që goditi. Burri i madh i goditur kërkon leje ta pyes sa vijon "më goditet për të më vrarë, apo për të më turpëruar?". Përgjigja: -të godita për të të vrarë, por s'kisha armë tjetër veç dorës". Burri i madh i thotë: -je i falur! Po të thoje doja të të turpëroja, tani në vend do të vrisja"-. Në rastin e sotëm doresi (porositësi)ka dashur ta turpërojë gjithë opozitën shqiptare! Opozita nuk duhet të falë!!!

Shto koment

Denonco