Sali Berisha/ 'Pa përgjigje nuk mund të rri, të mos kemi iluzione'

Sali Berisha/ 'Pa përgjigje nuk mund të rri, të mos kemi iluzione'

18:34, 06/12/2022
A+ Aa A-

Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

 ‘Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo’, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.

Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjecari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.

Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka çrregullime. Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë për Euroneës Albania. Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s’ka lidhje me politikën.

Pavarësisht se çfarë thonë mediat e qeverisë, Gerti Shehu rezulton të jetë i pajisur me patentë, dokument që nuk do të mund të merret nëse nuk do të dërgonte një vërtetim për gjendje të shëndoshë mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku06/12/2022 19:38

I dashur dhe i nderuar Doktorr Berisha! Agresioni i pregatitur kunder jush, me hidheroi pa mase, por ju jeni nje njeri i bekuar nga Zoti, i cili Ju mbrojti sot dhe do t'ju mbroje vazhdimisht ne kete beteje herkuliane tuajen per shpetimin e Shqiperise dhe shqipetareve! Jam e deshperuar sepse ate goditje do te desheroja ta merrja une dhe jo Ju, ajo goditje ju dha te tere baballareve tane. Nderkohe kllouni bente deklarata mbi mikpritjen e mikut ne Shqiperi, duke na cituar Kanunin, qe duhet te laje gojen kur ta permendi. Dhe kllounet e tjere me sjellje te cuditeshme dhe me levdata hipokrite na flisnin per diellin dhe jo per popullin shqiptar qe vuan dhe benin veshin te shurdher ndal klithmes ngjethese te nenave ne zi. Nenave dhe baballareve, gjysherve dhe gjysheve, te cileve pamvaresisht se keta bij te larguar ju dergojne ndonje 100 €, e shpaguajne me ftohjen e dashurise se femijve, niperve dhe mbesave, ndaj tyre! ( larg syve, larg zemres dhe gjithashtu jeta e veshtire ne emigrim te ngurtezon zemren). Por juve i nderuar Z. Berisha, ajo plage ne fytyren tuaj ju jep,si te tregimet e Gjeto Basho Mujit, pamjen e Trimave te Jutbines ! Ju uroj shendet te plote dhe jete te gjate dhe ju jam shume mirenjohese per gjithshka qe po beni per Shqiperine dhe shqipetaret!!

Shto koment

Denonco