Primaret: Tirana në balotazh/ Reagojnë Këlliçi dhe Alimehmeti

Primaret: Tirana në balotazh/ Reagojnë Këlliçi dhe Alimehmeti

10:04, 05/12/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga rezultati votimeve në primaret e së dielës, asnjë kandidat nuk mundi të sigurojë mbi 50% të votave.

Në këtë mënyrë, gara do të shkojë në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë.

Kurse Ilir Alimehmeti mori 2196 vota. Pas votimit, Alimehmeti reagoi për ndjekësit e tij.

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.

-Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!

-Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment!

-Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!” shkruan ai.

Edhe Belind Këlliçi bëri një postim për demokratët.

“Për demokratët e Tiranës dhe simpatizantët që nderuan procesin me pjesëmarrjen e tyre, shpreh nga zemra të gjithë mirënjohjen time dhe të ekipit tim. I dhanë vlerë procesit dhe respekt kandidatëve. Faleminderit!

Falenderoj komisionerët dhe vëzhguesit, të gjithë sa janë, për lodhjen dhe qëndrimin në shërbim të zgjedhësve!

Falenderimi i tretë i shkon numëruesve dhe vëzhguesve të secilit kandidat, që do të bashkohen për të verifikuar e numëruar çdo votë! Sytë i kemi nga ju. Çdo votë është një rrahje zemre.

Falenderoj mediat, në veçanti gazetarët e terrenit, për orët e gjata të mbulimit mediatik të Primareve Bashkiake!

E mbyll me një falenderim për të gjithë ata opozitarë shqiptarë, që na dhanë besim e që nuk i hapën derën e shtëpisë diversionit të kundërshtarit tonë të përbashkët,” shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco