Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jo vetëm Tirana, edhe 6 bashki të tjera shkojnë në balotazh. Fituesit e primareve të PD-së

Jo vetëm Tirana, edhe 6 bashki të tjera shkojnë në balotazh. Fituesit e primareve të PD-së

09:55, 05/12/2022
A+ Aa A-

Demokratët zgjodhën dje kandidatët me të cilët do të garojnë përballë socialistëve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në Tiranë gara ishte më e fortë, ku me më shumë vota rezultoi Belind Këlliçi, i cili do të shkojë në balotazh me Ilir Alimehmetin.

Por jo vetëm në Tiranë, edhe 6 bashki të tjera do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk mundën të marrin 50% të votave.

Kështu në Dibër do të ketë një tjetër garë mes Besnik Alkut dhe Ismail Ukës, në Fier mes kandidatëve Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, në Mirditë mes Albert Mylyshit dhe Aleksandër Lala, në Librazhd mes Shefki Çotës dhe Arjanit Lekës, në Mat mes Skënder Gjucit dhe Bukurosh Ballabanit dhe Fushë Krujë mes Ndriçim Babasi e Agron Lokës.

Gara u zhvillua në 56 Bashki nga 61 që janë gjithsej. Procesi i primareve nuk është zhvilluar në Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë. Po ashtu, Primare nuk u zhvilluan edhe në Malësinë e Madhe, pasi dega e PD nuk ka pranuar të përfshihet në proces.

Ndërkohë në pjesën më të madhe të bashkive kanë dalë edhe fituesit. PD do të garojë me emrat e mëposhtëm:

Fisnik Qosja- Kavajë

Admir Sinemati- Kukës

Pashk Gjoni- Lezhë

Igli Cara- Durrës

Hysni Sharra- Vlorë

Ledina Aliolli- Korçë

Aurel Malko-Divjakë

Arjan Hoxha- Kamëz

Zef Hila- Vau i Dejës

Albert Malaj- Memaliaj

Eduart Sharka- Lushnjë

Bardh Spahia- Shkodër

Luçiano Boçi- Elbasan

Lefter Maliqi- Kuçovë

Leonard Rakipaj- Selenicë

Gentjan Meçe- Dimal

Albert Malaj- Ersekë

Baftjar Imeri- Tepelenë

Dorjan Lani- Gjirokastër

Defrim Fiku- Bulqizë

Rezeart Tusha- Shijak

Zija Ismaili- Berat

Arjan Kasaj- Këlcyrë

Adil Xhefili- Libohovë

Oligert Muçllari- Pogradec

Edmon Komino- Përmet

Fatmir Shero- Konispol

Elvis Hajdërlli- Devoll

Ilir Mehmeti- Delvinë

Besnik Dushaj- Tropojë

Eugen Mustafallari-Skrapar

Behar Xhaferraj- Poliçan

Et’hem Lumani- Kolonjë

Mustafa Pashja- Peqin

Erdit Hazizaj- Roskovec

Indrit Hoxha-Vorë

Resmi Shanaj- Mallakastër

Behar Haxhiu- Kurbin

Sofije Alushaj- Patos

Zini Tollozhina- Pogradec

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco