Spahia: Mirënjohës shkodranëve! Primaret, dëshmi se si funksionon demokracia brenda partisë

Spahia: Mirënjohës shkodranëve! Primaret, dëshmi se si funksionon demokracia brenda partisë

20:22, 04/12/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili fitoi Primaret e PD, përmes një postimi në rrjete sociale i ka shprehur mirënjohjen çdo demokrati të Shkodrës që ka votuar.

Bardh Spahia shprehet se kjo është dëshmia më e mirë se si funksionon demokracia e brendshme e një partie, se si merr peshën e saj vota e çdo anëtari dhe simpatizanti. 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia thekson se janë qytetarët ata të cilët zgjedhin se kush do jetë përfaqësuesi i tyre.

Statusi i plotë nga Bardh Spahia
Mirënjohës ndaj çdo demokrati të Shkodrës!  Kjo është dëshmia më e mirë se si funksionon demokracia e brendshme e një partie, se si merr peshën e saj vota e çdo anëtari dhe simpatizanti. Janë ata që vendosin se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tyre. 

Çdo votë e hedhur sot, është një përgjegjësi më shumë për mua në misionin tim për t’i shërbyer bashkisë dhe qytetarëve tonë. Drejt garës së 14 Majit 2023 shkojmë me një vizion të qartë për Shkodrën e të nesërmes!

Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve të zgjedhur sot nga demokratët në mbarë Shqipërinë si dhe të gjithë garuesve për vlerën që i dhanë këtij proçesi kaq të rëndësishëm për demokracinë. Të gjithë bashkë, le të përballemi kundër të keqes për t’i rikthyer shpresën qytetarëve tanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco