'Homeland Justice' ironizon Ramën: Je i korruptuar, ti mendon se ne s'kemi të dhëna sensitive?

'Homeland Justice' ironizon Ramën: Je i korruptuar, ti mendon se ne s'kemi të dhëna sensitive?

19:50, 04/12/2022
A+ Aa A-

Grupi i hakerave 'Homeland Justice', nuk ndalet me akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Si gjithmonë, hakerat e quajnë qeverinë e Ramës të korruptuar ndërsa kanë reguar sërish.

Përmes një mesazhi në rrjetin social 'Telegram', hakerat kanë publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama dhe deklaratën e këtij të fundit ku thotë se hakerat nuk kanë marrë asnjë të dhënë sensitive përmes sulmit kibernetik që kanë kryer.

"Politikanët e korruptuar besojnë se ne nuk kemi pasur akses në të dhënat sensitive?"-shkruajnë hakerat në postimin e fundit duke ironizuar deklaratën e Ramës. Homeland Justice shpeshherë ka shkruar se do të publikojnë të tjera të dhëna nga qeveria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco