Lajmi i fundit

Thellohet skandali/ Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

Indrit Hoxha konfirmohet me 82% të votave: Së bashku do zhvillojmë Vorën e bllokuar nga mafia

Indrit Hoxha konfirmohet me 82% të votave: Së bashku do zhvillojmë Vorën e bllokuar nga mafia

19:49, 04/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i PD për Diasporën, Indrit Hoxha është konfirmuar në primaret për bashkinë e Vorës. 

Ai do të garojë në 14 maj për të marrë drejtimin e bashkisë. 

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se është konfirmuar me 82% të votave të pjesëmarrësve në votimin e primareve. 

Ai shprehet se së bashku me qytetarët do të bëjë ndryshimin në Vorë duke e çliruar atë siç thotë, nga mafia.

Postimi
Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.

Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!

Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë .

Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco