Primaret e PD/ Numërohen votat në Konispol, Delvinë, Devoll, Divjakë e Pogradec, ja fituesit

Primaret e PD/ Numërohen votat në Konispol, Delvinë, Devoll, Divjakë e Pogradec, ja fituesit

19:32, 04/12/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për Primaret e PD në Konispol dhe në Pogradec.

Konispol-Sipas raportimeve në Konispol ka fituar Fatmir Shero me 137 vota përballë Aleksandër Lokoshit që mori 41 vota.

Pogradec-Me 2 vota më shumë se Oligert Muçllari, Primaret në Pogradec i ka fituar Zini Tollozhina. Tollozhina një emër shumë i njohur për selinë blu të qytetit liqenor. Zini Tollozhina ka fituar 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qënë e hapur deri në votat e fundit. Zini Tollozhina është nga emrat e njohur të Partisë Demokratike Pogradec, madje është nga themeluesit e kësaj dege, por vitet e fundit nuk ka qënë shumë aktiv. Fitorja e tij tregon se një pjesë  jo e vogël i ka qëndruar besnik kryetarit.

Delvinë-Votat janë numëruar edhe në Bashkinë Delvinë. Mësohet se Ilir Mehmeti është shpallur fitues pasi mori 185 vota ose 54 për qind. Hasan Alizoti mori 83 vota ose 24 për qind ndërsa Bati Cucuri mori 76 vota ose 22 për qind.

Divjakë-Votat janë numëruar edhe në Divjakë. Sipas raportimeve, Aurel Malko fiton Primaret në Divjakë me 869 vota.

Devoll-Elvis Hajdërlli fiton me diferencë të madhe votash primaret në Partinë Demokratike të Devollit. Pas numërimit të votave Elvis Hajdërlli ka marrë 1184 vota ndërkohë që Vojsava Bregu 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota. Elvis Hajdërlli mësohet të ketë pasur mbështetjen e deputetit të Partisë Demokratike të Devollit, Bledion Nallbati. Deri tani nga Partia Socialiste nuk kemi zyrtarizim të rikandidimit të kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduart Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco