Shembja e ‘Prestige Resort’, Meta: Akt terrorist i Ramës

Shembja e ‘Prestige Resort’, Meta: Akt terrorist i Ramës

18:34, 04/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shkatërrimit me tritol të ‘Prestige Resort’ në Golem të Kavajës.

‘Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër "Prestige Resort" përveçse një hakmarrje kriminale perverse’, shkruan Meta në Facebook.

Reagimi i kryetarit të PL-së, Ilir Meta:

Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër "Prestige Resort" përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës.

Ky krim nuk do të amnistohet ndonjëherë dhe përgjegjësit e këtij akti skizofrenik jo vetëm do të përgjigjen përpara ligjit por do të paguajnë deri në një pasojat financiare të një akti të tillë banditesk.

Ora e Llogaridhënies po afrohet për bandën në pushtet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco