Shembja e Prestige Resort/ Rama e tregon qëllimin: Zor se do bëjë karshillëk ndokush tjetër pas kësaj

Shembja e Prestige Resort/ Rama e tregon qëllimin: Zor se do bëjë karshillëk ndokush tjetër pas kësaj

17:19, 04/12/2022
A+ Aa A-

Edi Rama ka treguar edhe qëllimin e vërtetë të shembjes së ‘Prestige Resort’.

Me një postimi në Twitter, pas shembjes së kompleksit në plazhin e Golemit, Rama shkruan se ‘zor se do ti bëjë karshillëk ndokush tjetër pas kësaj’.

‘Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.

Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!

Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj! Janë deri tani 15 vendime konfiskimi.

Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë.

Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik të zbatimit të lejeve të ndërtimit.

Të tjerat janë llogje pa lidhje!’-përfundon postimi i Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco