Në primare për Tiranën/ Fejzo: Do çrrënjos modelin e kryetarit burokrat. Risi menaxhimi dhe puna në terren

23:04, 02/12/2022
A+ Aa A-

Enkelejda Fejzo është një nga 7 kandidatët e Partisë Demokratike në primaret për Tiranën. 

Në Çim Peka Live, Fejzo foli për pritshmëritë e saj në këtë garë. 

Ajo tha se nëse arrin të marrë besimin e demokratëve dhe do të jetë kandidate për bashkinë e kryeqytetit, platforma e saj do të jetë për një drejtuese larg burokracive, me fokus menaxhimin dhe punën në terren.  

Enkelejda Fejzo: Kontribuoj prej 20 vitesh në Partinë Demokratike. Kisha mundësi të punësohesha diku. Kam protestuar kundër këtij që është kryetar i bashkisë Tiranë. Prej 12 vitesh kontribuoj në Shoqërinë Civile. Kjo lloj eksperience është një lloj menaxhimi. Kam mbaruar për të Drejtën Administrative, nuk është e nevojshme të shohësh një njeri të fortë se nuk jam polici, as gjyqtari, por me benefitet që i takojnë një imazhi të vërtetë kryetari të bashkisë. Nuk kanë për çfarë të më akuzojnë se tjetri nuk ka asgjë kundër meje. Besnike, e pakorruptuar, fisnike, një njeri që buzëqesh, një njeri që dashuron menaxhimin me publikun, një njeri që nuk kam frikë nga terreni, punoj në terren, jo nga zyra. Ky është imazhi që kam ardhur të çrrënjos modelin e kryetarit se e ka kthyer në burokraci. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adele03/12/2022 06:12

Pozitiv fakti qe zonja eshte perfaqesues i gruas ne politike. Sa per anazhimin e punes ne "terren" me mire ta heqe nga fjalori dhe strategjia. Te qe per ate, Lal Erin ne terren e gjen, si pordha neper breke tere diten dhe naten. Kemi nevoje per njerez te punojne ku e kane vendin: ne zyre!!!

Shto koment

Denonco