Kandidatja e primareve për Tiranën, Fejzo: Patronazhistët, turpi më i madh që i ka ndodhur Shqipërisë

22:42, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kandidatja e primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Enkelejda Fejzo e quan sistemin e patronazhimit të ngritur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, si turpin më të madh që i ka ndodhur Shqipërisë. 

Çim Peka Live, Fejzo tha se patronazhistët u kanë hyrë shqiptarëve në xhepa, biznese dhe shtëpi. 

Sipas saj, anëtarët demokratë që kishin patronazhistë mbi kokë nuk donin të përplaseshin dhe shmangën pasojat që mund të ishin të rënda. 

Enkelejda Fejzo: A nuk mund të themi, që për mua ka qenë katastrofa më e madhe, ne kemi shpëtuar mirë për shkak të vëllazërimit dhe qetësisë që na karakterizon si shqiptarë. Patronazhistët çfarë ishin? Që u kishin ngarkuar anëtarëve, kur ne njiheshim nga njëri-tjetri deri më derë, është një turp i madh që i ka ndodhur Shqipërisë. U futën në xhepat tonë, në biznese, në shtëpi dhe pastaj u futën edhe në pasaportë. Por duke qenë kjo që anëtari nuk donte të përplasej, ishte një rast që unë nuk do ta harroj kurrë në jetën time. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco