Curri: Liderët e BE do thonë ‘ç’është kjo protestë pro nesh’! Ndodh për herë të parë, do futemi në histori

21:35, 02/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Arian Curri, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi samitin dhe protestën e 6 dhjetorit.

Arian Curri u shpreh se protesta duhet të jetë masive ndërsa shtoi se opozita duhet të përdorë të gjitha strategjitë e saj.

Sipas Currit, duhen gjetur mesazhe e pankarta origjinale ndërsa shtoi se liderët e BE do habiten se për herë të parë do ketë një protestë pro tyre.

"Kjo protestë duhet bërë shumë masive. Duhet bërë, duhet të ketë opozita strategjitë e saj. A do arrijë kjo protestë të tërheqë vëmendjen?

Duhen gjetur mesazhe origjinale me flamuj europianë, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ajo që do i çudisë europianët, do jetë një protestë pro tyre. Do habiten çështë kjo protestë pro nesh.

Kjo protestë do jetë pro samitit dhe kundër Edi Ramës. Do jetë për herë të parë në historinë 2500 vjeçare të protestave."-tha Curri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!02/12/2022 23:16

Ndërkombëtarët e dinë shumë mirë ça dreq vendi jemi, ose më saktë çfarë liderësh kemi. Po qe për fuqitë më të mëdha, ne gjithmonë i kemi pritur me lule, me lavde. Klasa politike nuk guxon t'i kundërvihet, se duke qënë të korruptuar dhe që kanë bërë zullume kur kanë qënë në pushtet, janë kokëulur. Sidomos Saliu tani që është nongrata. Këtë parim , pra lavdërimin dhe përuljen ndaj më të fortit, politikanët ia kanë mësuar dhe popullit. Se në Shqipëri jetohet si në xhungël, ku mbizotëron ligji i më të fortit. Kështu që, ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se ku po vijnë të bëjmë samit. E vetmja gjë që mund t'i habisë, është ndonjë incident apo dhunë, përleshje mes policisë dhe protestuesve. Dhe kjo do ishte thelbi në fakt. Në histori (dhe në mediat ndërkombëtare do jehonte lajmi) do shënohej momenti psh kur policia tenton të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës. Sepse në fakt, ndërkombëtarët po vijnë në Shqipëri, në një vend autokratik të korruptuar dhe shpopulluar, ku kryeministri ka kapur gjithë pushtetet dhe nga një anë favorizon median, e më pas e terrorizon atë me shkatërrim pronash. Ardhja e tyre në mandatin e tretë të Ramës, nuk ka as shumë sens, pasi ai kontrollon gjithë pushtetet.

Shto koment

Denonco