Armand Dervishi: Policia mos të cënojë protestën paqësore të 6 dhjetorit! BE të shohë realitetin...

21:24, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati në Primaret e PD në Durrës, Armand Dervishi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin 'Çim Peka Live' komentoi protestën e 6 dhjetorit dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor. Armand Dervishi u shpreh se protestat paqësore janë një nga elementët themelorë të një shoqërie demokratike të shëndetshme.

Sipas tij, protesta e 6 dhjetorit është një plus për Shqipërinë dhe nuk dëmton imazhin e saj ndërsa shtoi se duhet të jemi paqësorë dhe të mirëpresim liderët europianë.

“Siç janë në çdo vend të botës demokratike. Liderët europianë që do jenë në samit duhet të trajtohen me ngrohtësinë më të madhe. Shtëpia e shqiptarit është shtëpia e mikut. Po kjo nuk do të thotë që ne s’duhet të ushtrojmë të drejtën për të protestuar.

Jam pro protestës paqësore. Kjo i vlen imazhit të Shqipërisë dhe nuk i bën dëm. Besoj se kjo është një plus për Shqipërinë, se di pse qeveria e ka marrë me frikë të madhe.

Protestuesit dhe liderët europianë kanë të drejtën të shohin realitetin në Shqipëri dhe jo vetëm samitet që iu serviern jashtë vendit apo në restorante luksoze. Për mua këto protesta nuk duhet të cënohen nga policia.”-tha Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco