Takimi Xhaçka- Dendias/ Mediat greke: Athina kërkon marrëveshjen e Tiranës për detin si referim në Hagë

Takimi Xhaçka- Dendias/ Mediat greke: Athina kërkon marrëveshjen e Tiranës për detin si referim në Hagë

10:38, 02/12/2022
A+ Aa A-

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga takimi që po mbahet sot në Athinë mes ministres së Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe homologut grek Nikos Dendias.

Kryediplomati grek po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje që do t’i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Rezultati i takimit të sotëm do të përcaktojë në një masë të madhe rezultatin e vizitës së javës së ardhshme në Shqipëri të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ku pritet të takohet me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Në takimet e tyre të mëparshme, lideri shqiptar ra dakord për nevojën për të ecur përpara me marrëveshjen. Megjithatë, asnjë takim në nivel teknik nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen. Një pengesë qendrore në lidhje me demarkacionin është ndikimi i ishujve Ereikousa dhe Othona, pasi Shqipëria nuk pranon parimin e vijës mesatare dhe ndikimin e plotë të këtyre ishujve”, shkruan “Ekathemerini”.

Takimi vjen në një kohë kur Athina është e vendosur të mbyllë shtrirjen të zonës detare me të gjitha vendet fqinje (përveç Ankarasë). Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord tashmë në 2009 për një zgjidhje sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike, por ajo nuk u zbatua kurrë pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Media greke e konsideron Ankaranë një faktor të rëndësishëm në këtë proces, pasi sipas saj Erdogani ka përdorur ndikimin në Shqipëri duke i hequr nga duart fitoren diplomatike Athinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco