Kokaina/ Gazetarja: Çervanaku admirohej si bamirës nga banorët

Kokaina/ Gazetarja: Çervanaku admirohej si bamirës nga banorët

09:31, 02/12/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Dorjana Bezat, e cila ishte në Frakull një javë më parë ku u kapën 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh, ka treguar në “Top Story” se Viktor Çervanaku admirohej nga banorët e zonës.

Sipas gazetares, ish-kryetari i komunës njihej si bamirës dhe jo si person, i cili po shkelte ligjin me trafikim kokaine. Ajo shtoi se nga ana e tij është parë nga autoritetet një lloj qetësie lidhur me përfundimet që do japin hetimet.

“Më ka bërë përshtypje komunikimi me banorët. Të gjithë kishin një admirim për Çervanakun se e njihnin si bamirës, jo si një person që ka shkelur ligjin duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike.

Askush nuk e prekte banesën e tij, Sa i përket autoriteteve, vërehet një qetësi e tij. Ai sigurohet që analizat të dalin vetëm mbetje plehu. Një qetësi, një rehati jo vetëm e Çervanakut, por edhe vëllait të tij. Ngre dyshime se nuk ka qenë rasti i parë që ky grup kishte kultivuar lëndë narkotike”- tha gazetarja Bezat në Top Story.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 02/12/2022 09:46

Te gjithe trafikantet, njihen si bamires ne zonen ku jetojne! Kjo shpjegohet fale trafikut dhe puneve te pista ne teresi, shoqja gazetare!!!

Shto koment

Denonco