Metamorfoza e Ramës me urdhrat e paligjshëm/ Vjet strehoi refugjatët afganë, dje i çoi pa asnjë njoftim policinë dhe fadromat

Metamorfoza e Ramës me urdhrat e paligjshëm/ Vjet strehoi refugjatët afganë, dje i çoi pa asnjë njoftim policinë dhe fadromat

09:29, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një tjetër sulm i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Mëngjesin e djeshëm, policia dhe fadroma të IKMT-së pa asnjë njoftim zbarkuan në hotel, ku pa asnjë shkresë zyrtare u nxorën me forcë punonjës të Prestige dhe pushues. Teksa vitin e kaluar kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e çmuar të “Prestige Resort”, që i hapi dyert refugjatëve afganë, ndërsa sot panorama është krejt ndryshe.

Pamjet që shihni si më poshtë, datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’. Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ për herë të dytë këtij hoteli, duke i vënë dhe shirin e sigurisë, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi pa asnjë njoftim zyrtar, policia rrethoi hotelin dhe OSHEE ndërpreu energjinë elektrike, ndërsa një fadromë e IKMT-së nisi shembjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco