Shkullaku: Demokratët duan Berishën, Alibeaj njihet si opozitë vetëm në mediat e Edi Ramës

21:33, 01/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Armand Shkullaku foli në emisionin 'Çim Peka Live' për protestën e paralajmëruar nga opozita më 6 dhjetor. Shkullaku tha se Rama është i shqetësuar. Sipas tij protesta duhet të bëhet përpara kryeministrisë.

"Mendoj se duhet protestuar para kryeministrisë se është vëmëmendja maksimale e mediave të huaja. Të mos krijojmë fasadën e një vendi demokratik, këtu ka tensione e konflikte. Rama, njeriu i vetëm që kontrollon të gjitha pushtetet. Kontrollon Parlamentin me opozitë false, i ka futuar duart thellë në drejtësi."-tha Shkullaku.

Gazetari deklaroi më tej se 75 për qind e demokratëve duan ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkullaku shtoi se vetëm mediat e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria thonë se opozitë është Enkelejd Alibeaj.

"75% e demokratëve duan Sali Berishën dhe vetëm mediat e Ramës dhe qeveria thotë se opozita është Alibeaj."-tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco