Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lela: Protestë paqësore më 6 dhjetor! Kundër Ramës, pro Europës! Ja pse shqetësohet kryeministri

21:21, 01/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv protestën që do mbahet nga opozita më 6 dhjetor. Lela tha se qytetarët do të dalin për të protestuar paqësisht duke iu përgjigjur kështu kryeministrit Rama i cili foli për çështje sigurie të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Alfred lela theksoi se protestohet kundër qeverisë së Edi Ramës dhe pro Europës.

"Kur themi arsye sigurie, kush janë pasiguritë? Qytetarët dhe opozita dalin për të protestuar paqësisht kundër Ramës. S'ka kurrëfarë frike e droje se do ketë një gjë që do cënonte sigurinë.

Tjetër gjë akustika e estetika e kartolinës që Rama s'do që t'i prishet, e tjetër kërcënimi i sigurisë. Rama e do të pastër perimetrin për të mos u dëgjuar zërat e qytetarëve të revoltuar. E do pamjen për zotërinjtë që vijnë nga BE, të pastër.

Meraku i opozitës nuk është ky që Rama të jetë i pastër akustikisht. Kemi mesazhe për të dhënë. Kërkojmë dhe një audiencë speciale, krerët e BE-së. Në atë që kanë thënë eksponentët e opozitës dhe Berisha ska pasur asgjë që kapërcen paqen."-tha Lela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco