Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sulmi i Qeverisë 'Rama' ndaj resortit nuk 'besoj' që do të ndodhë po ta marrë vesh znj.Kim...

Sulmi i Qeverisë 'Rama' ndaj resortit nuk 'besoj' që do të ndodhë po ta marrë vesh znj.Kim...

20:58, 01/12/2022
A+ Aa A-

Nga Myslim Murrizi

Alooo znj. Kim,

Qeveria po shemb një biznes në Golem të Kavajës se i duket që është pa leje. 

Në fakt, ky biznes po të mos kishte në pronësi një media siç eshte TV NEWS-24 nuk do sulmohej kurrë.

Ose, po qe se TV NEëS 24 nuk do kishte kaluar në opozitë me Qeverinë.

Aloo znj.Kim,

Si ka mundësi që nuk reagoni kur sulmohet një media?

Se po të jetë për ndërtim pa leje pse nuk prishet pallati në sheshin 'Skënderbej' përballë bashkisë Tiranë që ka 7 kate pa leje?

Po ato 15 pallate që u “verifikuan” se ishin pa leje dhe që Rama bëri sikur i sekuestroi me 15 vendime leshi që nuk kanë asnjë vlerë ligjore sepse sekuestrot në një vend formalisht demokratik i bën vetëm gjykata me vendim të formës së prerë?

Unë e quaj “gabim” të madh që nuk iu ka vënë askush në dijeni znj. Kim për sulmin e Qeverisë ndaj mediave, se po të kishit dijeni “besoj” që do reagonit ashpër. 

Duke parë që java shtatë e Ju tetë shkoni për kafe tek komunisti Kraja për të inkurajuar drejtësinë e re, besoj që do t'i bënit thirrje të pakten drejtësisë që të ndërhynte në këtë luftë mes Qeverisë dhe mediave si një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë për lirinë e mediave. 

Ju që keni reaguar për individë ish-hetues të diktaturës si Dvorani, Ju që keni reaguar për ish-“kampion” Gledisin, Ju që keni reaguar se është trembur ish-hetuesi komunist Kraja pse i hynë hajdutët në vilë dhe e quajtët kërcënim të SPAK-ut, Ju që reaguat se po ndërhyn politika në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut kur atë e zgjedh KLP, Ju që keni reaguar duke mbështetur dhe marrë pjesë vetë në “paradën e krenarisë” me 17 maj, Ju që u mërzitët shumë pse u shty pak Alibeja në foltoren e Kuvendit, Ju që inspektuat anijet nga Bangladeshi që harxhojnë 700 mijë euro në ditë karburant, Ju që i keni thënë shqiptarëve do hanë bar po nuk patën kryetar të PD Luli Bashën, Ju që bëtë sikur shpallët “armik” Presidentin Meta pastaj i shkuat në zyrë, Ju që i kërkuat ish zv/kryeministrin Ahmetaj të luftonte korrupsionin, Ju që shkuat tek varrezat në 29 Nëntor në të njëjtën datë me nostalgjiikët e diktatorit, etj etj, nuk do ta “besoja” kurrë që po të “kishit” dijeni për këtë sulm arbitrarë të pushtetit ndaj një biznesi që ka në pronesi TV NEWS 24, nuk do reagonit.

Prandaj i bëj “thirrje” dikujt që ka kontakte dhe pak muhabet me znj.Kim që ta vërë në dijeni menjëherë dhe do të shifni se Rama dhe Qeveria do të zbythen pa kushte.

Vetëm për dy gjëra të “vogla” nuk ka patur dijeni znj.Kim dhe nuk ka reaguar e Qeveria ka vazhduar punën e qetë se ka menduar që është në rregull përderisa nuk ka reaguar znj.Kim.

Për inceneratorët ku janë “investuar” rreth 450 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe janë të përfshirë pothuajse e gjithë kupola qeverisëse dhe për këtë projektin sheik- arabik të 3-4 miliardë eurove të “portit” të Durrësit.

Aaaa se desh harrova por deri tani akoma nuk ka bërë thirrje për qytetarët amerikanë që datën 6 dhjetor të kufizojnë lëvizjet në Tiranë dhe të shkojnë drejt Gjirit të Lalzit se atje është vendi më i sigurtë në kohë protestash ngaqë jetojnë të gjithë hajdutët e politikës 32-vjeçare komshinj së bashku, dhe ka restorante të mira për të ngrënë drekë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco