Dudushi: Sulmi ndaj 'Prestige Resort' tregon se ka konflik mes Ramës e Hysenbelliut

21:05, 01/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Alban Dudushi komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në Prestige Resort. Dudushi u shpreh se prishja e këtij resorti është dukshëm konflikt midis Ramës dhe botuesit Irfan Hysenbelliu.

"Qëndron interpretimi si sulm ndaj medias. Duhet të shikojmë si është dinamika e kësaj historie. Mua personalisht më vjen keq sa herë ka vlera fizike dhe monetare që janë asete, këto shkatërrohen.

Më vjen keq se këto prodhojnë ekonomi e mirëqenie. Jam i kufizuar të flas për sa kohë nuk e kam panoramën të qartë. Nuk e di çfarë do të bëjë Rama më tej.

Ka kontradikta mes qeverisë dhe kodit penal për ndërtimet pa leje dhe vendimi i qeverisë në këtë rast mbivendoset tek kodi penal. Që të arrijmë tek prishja, besoj ka një kalvar më të gjatë.

A është vetëm çështje politike dhe inati mesa Ramës e Hysenbelliut. Ka fërkime e përplasje, e dukshme në sytë e publikut."-tha Dudushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco