Vuçiç konfirmon: Askush nuk do shkojë në Tiranë, Albin Kurti është një llum terrorist

Vuçiç konfirmon: Askush nuk do shkojë në Tiranë, Albin Kurti është një llum terrorist

20:01, 01/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi sot për median serbe, se askush nga vendi i tij nuk do të shkojë në Tiranë më 6 dhjetor.

Duke folur për Pink TV, ai tha se vendimi vjen pasi kryeministri kosovar, Albin Kurti, vendosi të emërojë Nenad Rashiçin si Ministër për Komunitetet.

Vuçiç tha se kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Brukselit, madje lëshoi fyerje ndaj Kurtit, duke thënë se ai është një llum terrorist.

“Zgjodhën llumin më të keq serb, nga fundi i kovoës, Rashiçin dhe Rada Trajkoviçin, nuk ka më keq, ata që nuk kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore.

Ata mendojnë se na trembin. Nuk ka problem. Ju mund të shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua. Por për mua, Kosova dhe Metohija janë vendi më i shenjtë serb, për mua Serbia është një vend i shenjtë. Është më mirë që të iki unë, se t’ua dorëzoj atë dhe nuk do ua dorëzoj kurrë.

Prandaj askush nga Serbia nuk do jetë në Tiranë, ju vini këndshëm, udhëtoni me avion, flisni gjëra pa kuptim, të gjithë ju nga Europa dhe Ballkani Perëndimor,” tha Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco