Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës se ata do të derdheshin në shesh

Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës se ata do të derdheshin në shesh

18:30, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë. Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga protesta e paralajmëruar më 6 dhjetor dhe për këtë arsye anuloi pushimin e administratës se ata do të derdheshin në shesh.

"Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6. 

Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze. 

Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.

Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist.  Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçi. Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty. 

E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë."-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco