Prishja e 'Prestige Resort', Erl Murati: Thellim i autokracisë, sulm qeveritar ndaj fjalës së lirë

18:13, 01/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në Prestige Resort duke shembur restorantin e hotelit.

Erl Murati tha se kemi të bëjmë me thellim të autokracisë dhe arbitraritetit në këtë vend që ka arritur në nivele të panjohura më parë.

Sakaq, Murati u shpreh se kemi të bëjmë me një hakmarrje për shkak të qëndrimeve të medias së Irfan Hysenbelliut ndaj qeverisë së Ramës.

"Thellim i autokracisë dhe arbitraritetit në këtë vend që ka arritur nivele të panjohura më parë. Po ta vini re, asnjë institucion qeveritar nuk ka dalë as formalisht të thotë pse po ndodh.

Fare e thjeshtë, resorti i ligjshëm, Rama ka bujtur aty dhe ka thënë fjalë mjaft të mira kur 1 vit më parë u pritën afganët.

Dukshëm një mjet hakmarrje dhe shantazhi, hakmarrje prej qëndrimeve mediatike News24, Balkanweb, Panorama apo Gazeta Shqiptare.

Me afrimin e zgjedhjeve, kjo situatë problematike do thellohet, për të ardhur keq sepse e kemi provuar diçka të tillë me Agon Channel. Kam reaguar më shumë për kolegët në atë kohë."-tha Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco