Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Urdhër-arresti për Josifin, Kadillari: Ja skema e mashtrimit me call center! Softa: Operacionet dekonspirohen!

16:58, 01/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti për çështjen e sigurisë, Fatjon Softa dhe redaktorja e Syri Tv, Aulona Kadillari, komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon operacionin ndaj call center-ave dhe urdhër-arrestin e lëshuar për Amant Josifin, mikun e Olsi Ramës. Aulona Kadillari tha se telefonohen kryesisht të moshuar apo të vetmuar që kanë shuma të mëdha parash dhe mashtrohen për të investuar në bursë. Kadillari tha se kemi të bëjmë me grupe të strukturuara kriminale ndërsa shpjegoi edhe skemën që përdorin call center-at për të mashtruar e vjedhur paratë.

"I mernin në telefon, i thonë që vijnë nga institucionet financiare dhe të investonin në bursa, pasi i mashtronin dhe i merrnin paratë, i rimerrnin pas 2 ditësh dhe i thoshin që na vjen keq por paratë tuaja janë bllokuar dhe ka pasur një krizë në bursë.

Paratë e marra nga të moshuarit dhe të vetmuarit, vinin më pas në llogari bankare në Shqipëri, pastaj kalonin në Letoni, këto transferta përmes bankës, nga Letonia në vende të tjera dhe më pas në vende të tjera duke u kthyer në kriptomonedha.

Kjo i ka ndihmuar këta personat e call center që mos të ketë shumë prova. Dua të theksoj se ka grup të strukturuar kriminal, ka shuma të mëdha parash që janë marrë nga persona që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Përmendet Amant Josifi, nëse ky ka dalë në përgjime, prokuroria e SPAK minimumi ishte të jepnin informacion jo vetëm për të arrestuarit, që mund të jenë fundi i skemës, por të nisë arrestimi nga koka e jo nga bishti."-tha Kadillari.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se duhet të forcohet kontrolli në banka ndërsa shtoi se s'mund të depozitosh shuma të mëdha parash pa deklaruar burimin. Softa u shpreh se shumë operacione dekonspirohen dhe kjo tregon se strukturat shtetërore janë dekompozuar.

"Tek call center janë 28 mijë të rinj e të reja. Jo të gjithë janë mashtrues. Qeveria në politikat e saj nuk i ka mbështetur kurrë si industri. Nëse qeveria do i kishte mbështetur, do punësoheshin më shumë të rinj. Po shkojm drejt një bote virtuale.

Pjesa e keqe është futuar që ndot atë të mirë, tek industria e call center-ave. Shumë operacione dekonspirohen, tregohet dekompozimi i strukturave shtetërore. Ka persona që nuk marrin rrogën, por privilegjet e funksionit dhe përfshihen në botën e errët."-tha Softa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco