Sulmi në Prestige Resort, Mediu: Ky sulm mbi biznesin, mbi median e lirë është një akt i paprecedentë

Sulmi në Prestige Resort, Mediu: Ky sulm mbi biznesin, mbi median e lirë është një akt i paprecedentë

15:08, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një reagim për sulmin e paligjshëm dhe të paprecedentë të këtij 1 dhjetori në ambientet e Prestige Resort në Golem thotë se ai është qartësisht sulm mbi median e lirë.

“Cdo cështje ndërmjet privatit dhe qeverisë nuk zgjidhet me dhunë por me ligj dhe vendim gjykate, kur ndërkohë Prestige Resort zotëron të gjitha lejet e dhëna nga strukurat shtetërore. Qeveria duhet të jetë në krah të biznesit dhe jo ti vendoset mbi shpinë”, shkruan Mediu në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Sulmi ndaj Prestigj Resort tregon qartë se Kushtetuta, ligji, biznesi apo gjykatat nuk kanë vlerë përballë urdhërit politik

Ky sulm mbi biznesin pronën private, qartësisht mbi median e lirë është një akt i paprecedentë, i paligjshëm, për të vënë nën kontroll cdo zë kundër qeverisë, për të friksuar shqiptarët dhe për ti vënë ata nën këmbët e qeverisë.

Kjo që ndodh është e kundërta e asaj cka pret BE dhe Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë

Cdo cështje ndërmjet privatit dhe qeverisë nuk zgjidhet me dhunë por me ligj dhe vendim gjykate, kur ndërkohë Prestige Resort zotëron të gjitha lejet e dhëna nga strukurat shtetërore.

Qeveria duhet të jetë në krah të biznesit dhe jo ti vendoset mbi shpinë

Qeveritë duhet të jenë në mbështetje të biznesit jo ta shkatërrojnë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco