‘Prestige Resort me leje nga Rama’/ Meta nxjerr dokumentin: Koha për ti vënë fadromën bandës në pushtet

‘Prestige Resort me leje nga Rama’/ Meta nxjerr dokumentin: Koha për ti vënë fadromën bandës në pushtet

14:09, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar dokumentin që tegon se objekti është me leje ndërtimi të dhënë nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit ku thuhet se është dhënë leja për ndërtimin e objektit Kompleks Turistik ‘Prestige Holliday Resort’.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se është ‘koha për t'i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!’

Postimi i plotë:

Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se "Prestige Resort" ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.

Koha për t'i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco