Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, PD: Mesazh mafioz, hakmarrja e Ramës kalon çdo limit. Liderët e botës duhet të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri

Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, PD: Mesazh mafioz, hakmarrja e Ramës kalon çdo limit. Liderët e botës duhet të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri

13:49, 01/12/2022
A+ Aa A-

Në studion e “News24”, Jola Hysaj sekretarja për marrëdhënie me Publikun në PD foli për sulmin në ‘Prestige Resort’.

Ajo u shpreh se kjo është një goditje shumë e madhe ndaj turismit, duke shtuar se qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është t’u mbyllë gojën mediave.

“Ky është sulmi i dytë për këtë resort. Kryeministri shqiptar ka censuar mediat. Ajo që po bën sot është censurim. Në 2022 po nga zonja Bici del një urdhër për prishjen e Resortit. Ky është një mesazh mafioz që i dërgohet jo vetëm Neës24, BalkanWeb apo Panoramës, port ë gjitha mediave. Po marrin Portin e  Durrësit pa garë për ta bërë shpejt e shpejt, pra ka dy standard. Fusin pa garë një kompani enigmë dhe nga ana tjetër një resort që tashmë i rregullt, por sot kushdo që del kundër kryeministrit duhet të shkojë për riedukim dhe kjo është mënyra e vetme që ka Rama për të mbyllur gojën”, tha më tej ajo, duke shtuar: “Rama duhet t’i paguajë vetë arbitrazhet që e fut vendin. Liderët  e botës duhet të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri në momentin që flasin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco